Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën i pari në nisje të seancës plenare në Kuvend.
Ai foli mbi synimet e deputetëve demokratë mbi nismën e tyre për rezolutën e kërkuar për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.
“Kjo seancë shënon një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën e këtij parlamenti por dhe për shoqërinë e kombin shqiptar.
Nisma e deputetëve të grupit të PD-së, për të dënuar genocidin serb në Bosnjë është një nismë që synon nderimin e 8 mijë viktimave të Srebrenicës në tërësi burra e djem të besimit musliman, boshnjakë, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie të madhe. Ka synimin të dënojë një akt të pashembullt që nga përfundimi i Luftës së II Botërore gjer sot.
Udhëheqësit aktual me në krye Aleksandër Vuçiçin janë arkitektë të këtij gjenocidi. Kemi detyrim për të dënuar këtë denoncim. Vuçiç tha për çdo serb ‘të vriten 100 boshnjakë’, tha Berisha, duke shtuar: ‘Shqipëria ndihmoi gjatë luftës në Bosnjë në të gjitha mënyrat, ka marrëdhënie miqësore me Bosnjen, ndaj ju ftoj zotëri të votojmë këtë rezolutë si një detyrim madhor të një kombi, për të detyruar Serbinë të njohë krimet e saj që ta bazojë tek paqja bashkëpunimin me fqinjët e tij’.”– tha Berisha.