Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari ironizon Topallin: Xhozi do na pësojë infarkt po u bë Presidente Majlinda Bregu



Duket se aktivistja Evi Kokalari dhe ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli nuk i kanë shuar diferencat mes tyre.

Kjo pasi aktivistja Kokalari ka ironiuar Topallin duke thënë se ajo do pësojë infarkt kardiak nëse Presidente zgjidhet ish-kolegia e saj në PD dhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

“Aman vetëm Majlinda Bregun mos e bëni Presidente se do të na pësojë infarkt kardiak Xhozi.”- shkruan Kokalari.

 

Majlinda Bregu është një nga emrat e lakuar në media si pretendete e mundshme për postin e presidentit.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji Topalli dhe Kokalari kanë patur një përplasje në distancë. Kjo e fundit pati deklaruar se Topalli nuk e përshëndeste, se sillej ftohtë dhe se gjatë karrierës së saj nuk kishte mbajtur gra pranë vetes në mënyrë që të binte vetë në sy. Ndërsa ish-kryeparlamentarja e pyetur në një program televiziv lidhur me këtë, u përgjigj se kishte njohje e as miqësi më Kokalarin.

“Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi.” – shprehej Topalli.