Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit: Berisha e ka dorëzuar kalendarin, Elezi ende asnjë kërkesë për takime në degë


Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar sot se ish-kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale kalendarin e takimeve për pesë ditët në vijim.

Por kandidati tjetër Ibsen Elezi nuk e ka bërë këtë.

“Në mbledhjen e rradhës së Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, u diskutua kalendari i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD.  

Bëjmë me dije se z. Sali Berisha ka dorëzuar pranë Komisionit kalendarin e takimeve për pesë ditët në vijim.

Ndërkohë z. Ibsel Elezaj, nuk ka dorëzuar ende asnjë kërkesë për takime në degë. Bazuar në Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike, pikat 3, 5, 7 dhe 9, kandidatët janë ftuar të dërgojnë pranë Komisionit një draft Kalendar.”– thuhet në njoftimin për mediet.

Pas kërkesës që kandidatët për kryetar duhet të dërgojnë, Komisioni kontakton me degët përkatëse për të njoftuar anëtarësisë për çdo takim. 

Komisioni thotë ka marrë të gjitha masat për t’i siguruar çdo kandidati:

–         Listën dixhitale të anëtarësisë;

–         Ambjente pune dhe infrastrukturën e nevojshme elektorale si në Selinë Qëndrore ashtu edhe në selitë e degëve;

–         Listën e kontakteve të drejtuesve në çdo degë të PD;

–         Akses të plotë në zyrën e shtypit të PD.

Mës të tjerash, Komisioni thotë se i kërkon kandidatëve “që të respektojnë deklaratën e firmosur nga ana e tyre për ruajtjen e normave të komunikimit etik politik, fokusimin në fushatë pozitive duke u përqëndruar tek platformat dhe alternativat politike si dhe mos përfshirjen në retorikë negative”.