Vendosni fjalën kyçe....

Kush është deputeti me vilë 760 mijë euro? Bardhi: Ka qenë ministër në kohën e PD-së


Deputeti Gazment Bardhi ka komentuar denoncimin e bërë në “Facebook” për një koleg të PD-së që sipas tij mbahet peng nga kryeministri Edi Rama përmes një vilet 760 mijë euroshe.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili në emisionin Open se për kë bëhet fjalë, Bardhi nuk pranoi të zbulonte emrin.

Ama e ngushtoi rrethin duke zbuluar se është një person që ka qenë ministër dhe se ka marrë tendera dhe ka biznese me Ramën.  Dhe ndërsa gazetarja i vuri përballë listën e deputetëve të grupit të Rithemelimit, Bardhi la të kuptohet se mund të jetë njëri nga këto të katërt: Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho ose Bujar Leskaj.

Pjesë nga biseda në studio:

Bardhi: Unë kam shtruar një pyetje, jo akuzë, ajo që unë ju nxis të verifikoni shitblerjen për të verifikuar se për kë politikan brenda PDsë bëhet fjalë. Ndryshe nga një pjesë brenda PD, unë nuk e kam betejën me kolegët brenda PD. Ai që e ka e ka kuptuar. Organet po i nxis të hyjnë dhe të hetojnë të mbledhin fakte. Janë online. Unë s’kam përgjegjësi për të bërë luftë brenda partisë. Ka qenë ministër…

Vasili: Loja luhet mes Flamur Nokës, Tritan Shehut, Edmond Spahos dhe Bujar Leskaj, u ngushtua loja?

Bardhi: Është një qëndrim për të treguar njerëzit që janë peng i Regjimit të Ramës dhe që bërtasin jeni peng vetëm se ne mendojmë se Berisha nuk është e ardhmja e PD. E kam thënë se nëse duan të bëjnë diskutim se kush është i shitur te Edi Rama jam i gatshëm ta bëjë  këtë diskutim drejtpërdrejt. Unë skam as HEC-e, nuk kam lekë për të fshehur nuk bëj biznes të Rama. Detyra ime është të denoncoj .

Vasili: Nëse nuk është shantazh thuaj emrin?

Bardhi: Nuk është shantazh. Ai dhe pjesa dërrmuese që janë si ai janë peng te Rama sepse kane biznese me Ramën, kanë  marrë HEC-e , kanë fshehur para, marrin tendera me kompani të miqve të tyre tek qeveria e Edi Ramës. Me çfarë më ka blerë mua Rama?

Kjo nuk është personale?

Bardhi: Kjo është patjetër personale.

Sulo: Është në dëm tuajin kjo që ju flisni dhe nuk thoni emrin.
Bardhi: S’ka rëndësi. Unë nuk tallem. Nuk është shantazh. S’bëj shatanzh. Kam një parim, që nëse duam të ndihmojmë demokratët për të kuptuar se kush është i shitur, janë i gatshëm që ta bëjë këtë bisedë edhe përballë kolegëve të mi.

Vasili: E ke bërë.. Pse e bërë?
Bardhi: Se kam bërë. Ajo që kam bërë është se kushdo që lëshon gojën me shpifje ndaj secilit që mendon ndryshe nga Berisha, do kuptoj të se peng janë të tjerë. Kësaj ftese timen publike, t’i përgjigjet pjesa tjetër. Po ftoj secilin prej kolegëve. Dëgjoj kolegë që thonë; Enkelejd Alibeaj është peng i Edi Ramës. Se kush është peng i Edi Ramës, nëse duam të bëjmë një diskutim, eja mblidhemi në grupin parlamentar dhe jam i gatshëm, jo vetëm për Vilën, por për Hec-in, për traun, që t’i shoh kolegët me sy, para kamerave. Dua të them diçka, të jem i sinqertë me secilin. Kolegët që po luftonte për bashkimin e PD, që i kanë qëndruar besnik dhe me kosto personale. S’kanë asnjë shkak dhe arsye për të qenë të shtypur.