Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se do ishte fatkeqësi që SHBA-të të mos kishin një marrëdhënie normale me PD-në nëse Sali Berisha rikthehet në krye të partisë më të madhe të opozitës.
Deklaratën Ambasadorja Kim e bëri në emisionin “Open” në News 24 duke thënë se qëndrimi i SHBA-ve për Berishën është i qartë dhe Uashingtoni zyrtar nuk do ketë të bëjë me dikë të shpallur publikisht si minues i demokracisë.
“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbi këtë çështje është shumë, shumë i qartë por përfundimi është se nuk do të kemi të bëjmë me dikë i cili është shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë dhe do të ishte fatkeqësi nëse nuk do të kishim marrëdhënie normale me një parti me të cilën kemi pasur një marrëdhënie të veçantë për një kohë kaq të gjatë”-tha Kim.