Kreu i SPAK, Arben Kraja është pyetur sot në një prononcim për mediet në lidhje me faktin nëse ndihet apo jo i intimiduar nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama se institucioni i hetimit duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha.
Por Kraja preferoi të mos japë asnjë koment, ndërsa theksoi se nuk ndihet i intimiduar.
Biseda me gazetarët:
Pyetje: Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama keni ju një koment?
Arben Kraja: Jo nuk kam
Pyetje: A ndiheni të intimiduar nga këto deklarata?
Arben Kraja: Jo, ne po punojnë normalisht të gjithë prokurorët po vazhdojnë punën
Pyetje: A ka SPAK ministra apo zyrtarë të nivelit të lartë aktualisht?
Arben Kraja: SPAK ka në hetim shumë çështje penale në çdo moment që kemi për të bërë publike e bëjmë zyrtare. Nuk kam koment për deklaratat që ka bërë Rama. Në vazhdojmë punën tonë.