Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në afërsi të Skurajve.
Një makinë me targa të Kosovës ka përplasur disa automjete Nga aksidenti raportohet për një të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë Njësia e policisë së autostradës ndërsa kanë nisur edhe hetimet në lidhje me këtë aksident.
Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës ku po kryhen punime në ndarësen e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse e rrugës.