Ka përfunduar eksperienca e Skënder Gegës në pankinën e Skënderbeut.
Trajneri ka vendosur që të mos vazhdojë bashkëpunimin me klubin korçar dhe këtë e ka zyrtarizuar sot edhe para skuadrës.
Skënderbeu ra matematikisht nga Superiorja pas ndeshjeve të së hënës dhe në sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Parë.
Një situatë e cila e vuri menjëherë në dyshim qëndrimin apo jo të Gegës, i cili kishte pranuar detyrën pikërisht me objektivin për të shpëtuar korçarët.