Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: KPP skualifikoi kompaninë me ofertën më të ulët në Ministrinë e Brendshme, iu dha atij që ofroi 300 mijë euro më shumë


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se ka abuzime të shumta në tenderin e rrugës Korçë-Ersekë.

Duke iu referuar denoncimeve të qytetarëve ai thotë se është rritur me 17 mln euro për 9 % të punimeve në këtë aks, ndërkohë që qytetarët nuk kanë marrë shpronësimet për metrat e tyre. Ai gjithashtu foli edhe për një denoncim tjetër të Ministrisë së Brendshme.

Skandale pas skandalesh të denoncuara. Ndërkohë që rritet me 17 mln euro për 9% të punimeve rruga Korçë-Ersekë më shkruajnë qytetarët që nuk kanë marrë akoma shpronësimet për 200 metra, dikush 300. 

Nuk i marrin paratë e shpronësimeve, por për oligarkët ka. Ndërkohë që dilja këtu më sillnin një denoncim tjetër se si Ministria e Brendshme, i kishte dhënë tenderin një kompanie që kishte 300 mijë euro më pak ofertë, po ndërkohë Komisioni i Prokurimit i jepej një kompanie që kishte 300 e ca mijë euro më shumë. Këtu diskutohet se si ndahet paraja, keqpërdoren asetet shtetërore në funksion të PS dhe si të mbulohen në media dhe t’i hidhet hi syve shqiptarëve sikur në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë”, tha Salianji.