Vendosni fjalën kyçe....

“S’ju vjen turp”, “Palaço” – Plas debati mes Bardhit dhe Spahos në Kuvend


Një përplasje ka ndodhur paraditen e sotme në Kuvend mes deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Edmond Spahos.

E gjitha ndodhi pas rrëzimit të rezolutës së propozuar nga deputetët e grupit të Rithemelimit për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. 

Pas votimit, kamerat e Kuvendit treguan Jorida Tabakun, Tritan Shehun dhe Edmond Spahon që afrohen në karriken ku është ulur Gazment Bardhi.

Ky i fundit duket se po debaton ashpër me Spahon. “Mos më bërtit mua!”– dëgjohet Bardhi.

Spaho i thotë “S’ju vjen turp”. Ndërsa Bardhi i shkthehet: “Po shko mor zhduku, palaço”.

Duket se debati ka lidhje me deklaratat e mbrëmshme të Bardhit në një program televiziv se një nga deputetët e Rithemelimit “ka një vilë që kushton 760 mijë euro” dhe mbahet peng nga Edi Rama.