Edmond Spaho ka reaguar pas debatit të tij në Kuvend me kolegun e tij Gazment Bardhin.
Në një prononcim për “News 24”, Spaho ka pranuar se sherri në Kuvend është bërë lidhur me deklaratat e Bardhit në një program televiziv se një deputet mbahet peng nga kryeministri Edi Rama pasi zotëron një vilë 760 mijë euroshe.
Spaho thotë se Bardhi ka shpifur kur ka bërë këtë deklaratë.
“Ka shpifur dje në një emision që vilën prej 760 mijë euro mund ta ketë një nga katër deputetët: Noka, Shehu, Spaho dhe Leskaj. I mbushi brekët dhe nuk pranonte që e ka thënë.
I thamë që je shpifës, gënjeshtar dhe legen që thotë që vila 760 mijë euro është e njërit nga katër deputetët Noka, Shehu, Spaho, Leskaj.”– tha Spaho.