Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiçi mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të Kosovës: Prishtina ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Uashingtonit


Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare më 13 maj.

Ky vendim i tij vjen pas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Sipas Vuçiçit, me këtë Prishtina ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit.

 “Me këtë veprim, Prishtina ka shkelur edhe një marrëveshje që ka nënshkruar, e ajo është Marrëveshja e Uashingtonit. Ata e kanë shkelur brutalisht atë.”- ka thënë Vuçiç sipas REL.

Më herët ditën e sotme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin e Kosovës në këtë Këshill.