Vendosni fjalën kyçe....

Zelanda e Re hap plotësisht kufijtë për turistë


Zelanda e Re, e njohur për masat e rrepta që ka marrë në lidhje me pandeminë e koronavirusit COVID-19, do të hapë dyert për të gjitha vendet që nga fundi i korrikut.

Qeveria e Zelandës së Re nga 31 korriku ka vendosur të hapë kufijtë për vizitorët nga vende të tjera, si Kina dhe India.

Duke filluar nga kjo datë thuhet se do të hiqet edhe aplikimi i detyrueshëm i testit për COVID-19 para nisjes. 

Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern, deklaroi se masat e hequra kufitare do të rrisin gjithashtu fluksin e punëtorëve emigrantë të kualifikuar në vend. 

Muajin e kaluar vendi hapi kufijtë për qytetarët australianë dhe për më shumë se 50 vende evropiane, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. 

Turizmi në Zelandën e Re, i cili frekuentohej nga afërsisht 3 milionë turistë çdo vit përpara pandemisë globale, është ndër burimet e rëndësishme të të ardhurave të vendit.