Më 16 shkurt 2022, një djalë 7-vjeçar në Seattle Washington vdiq nga një atak në zemër me mpiksje gjaku në arterien e tij koronare dhe mëlçi. Ai vdiq 13 ditë pasi bëri vaksinën Pfizer.
Ai pësoi shok dhe arrest kardiak. Ai nuk mundi të reanimohej dhe vdiq në urgjencë, raportoi APAR TV. Vdekja e tij u regjistrua në bazën e të dhënave VAERS në SHBA.
Shkrimi i APAR vijoi: “Një studim i financuar nga CDC i botuar më 7 mars 2022 në ‘The Lancet’ arrin në përfundimin se shumica e efekteve anësore të lidhura me vaksinën Covid të raportuara gjatë gjashtë muajve të parë në SHBA ishin ‘të buta dhe jetëshkurtra’, pavarësisht mijëra vdekjeve të raportuara në VAERS.”
Dr. Jessica Rose, një studiuese kanadeze, shqyrtoi rekordin VAERS për viktimën 7-vjeçare. Në studim ajo renditi simptomat e tij siç tregohen në bazën e të dhënave:
“Blloku atrioventrikular, glukoza në gjak normale, acidi laktik në gjak, peptidi natriuretik i trurit u rrit dhe dioksidi i karbonit u ul. Ai pësoi një arrest kardiak. Ata u përpoqën ta ringjallin atë, por nuk funksionoi. Ai ka ndërruar jetë në urgjencë. Ata thanë se ai kishte mbërritur atje në gjendje të përgjumur.”
Djali i mitur nuk kishte histori sëmundjesh dhe nuk merrte asnjë mjekim, vuri në dukje Dr. Rose që theksoi se ‘nuk ka asnjë shpjegim tjetër logjik për vdekjen e tij përveç vaksinës’.
“Diçka ndodhi që shkatërroi zemrën e tij të vogël brenda më pak se 2 javësh pasi u injektua me vaksinën Pfizer. Ai duhet të jetë ndjerë shumë keq për ato 2 javë. Mbaj mend që isha 7 vjeç. Nuk mund ta përfytyroja nëse do kisha dhimbje gjoksi në atë moshë që do t’u kisha thënë ndonjëherë prindërve të mi ose madje do ta dija se ishte e çuditshme. Sidomos pasi nuk ka absolutisht asnjë mënyrë që vaksina që iu dha të mund të shkaktonte dhimbje gjoksi, letargji, plogështi apo vdekje.” – shkroi ajo.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Expose-news.com