Kreu i grupit parlamentar të PD-së Alibeaj dhe disa deputetë demokratë kanë zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Fier.
Njoftimin e ka bërë vetë Alibeaj i cili shkruan se në takim kanë marrë pjesë anëtarë të kryesisë e drejtues grupseksionesh të degës.
Në takim përveç Alibeajt morën pjesë edhe deputetët Agron Kapllanaj, Saimir Korreshi, Ilda Dhori e Eralda Tase Bano.
“Takimin me strukturat e PD-së, në Fier. Bashkëbisedim me anëtarë të kryesisë dhe drejtues grupseksionesh të kësaj dege dhe mbi të gjitha takim mes miqsh e kontributorësh historikë, të ditëve më të vështira. Së bashku me Kryetarin e degës së PD-së Fier, Agron Kapllanaj dhe me kolegët e qarkut, Eralda Tase Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi.” – shkruan Alibeaj.