Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar Xhorxh Sorosin e kryeministrin Rama se po punojnë kundër interesit të Shqipërisë.
Në një takim me demokratët në Elbasan lidhur me fushatën për zgjedhjen e kreut të PD-së ai tha se Soros e Rama janë antishqiptarë ndërsa Sekretari Amerikan nuk është antishqiptar dhe ka firmosur raportet që i kanë shkuar në zyrë.
“Në një bisedë me të Basha më tha se nëse nuk e përjashton Berishën fëmijët e tij do kenë këto e këto pasoja, e po kështu edhe PD-ja e Shqipëria. Fëmijët e mi, PD-ja, kombi e vendi më të keqen kanë përçmimin, nënshtrimin. Një antishqiptar i tërbuar si Xhorxh Soros, i faktuar në të gjitha projektet e tij në Kosovë e kudo, që nuk pajtohet me vlerat që ne gëzojmë e me interesat tona. Ai e pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi fort kundër meje duke shfytëzuar Edi Ramën duke bërë raporte mbi të cilat firmos Sekretari i Shtetit. Jam i bindu se Blinken nuk është antishqiptar, nëse do kisha dtyshimin më të vogël do e thoja. Blinken nuk është antishqiptar, Soros e Rama po. Nuk kishte gjë më të rëndë se e djeshmja duke mos treguar ndjeshmëri ndaj një kombi që ka varrosur mbi 8 mijë burra.” – tha ndër të tjera Berisha.