Ish-kryeministri Berisha ka nisur fushatën për kreun e PD-së. Ai po zhvillon një takim me qytetarët në Elbasan.
Në fjalën e tij ai vuri në dukje se gjithçka nis me dashurinë për qytetarët e vendin. Berisha theksoi se PS-ja në pushtet po përdor propagandën për të mashtruar qytetarët ndërkohë që vendi po përballet me sfida të shumëfishta.
Po kështu ai vuri në dukje se vendi ka nevojë për opozitën ë vërtetë.
“Sot për herë të parë në histori kemi 2 mijë vdekje më shumë se lindje ëtë vit, shkojmë drejt një rrokullisje sipas parimit të Çubrilloviçit. Kemi një qeveri që mban fjalime dhe deputetët flasin për veten e tyre e jo për qytetarët. Deputetët e PS-së, zonjat, flisnin sikur gruaja shqiptare ishte më e lumtura por në të vërtetë është më hallemadhja. Më shumë se nënat e tjera bëba shqiptarë përcjell fëmijët në emigracion. Njësoj si në diktatura, propaganda lustër mashtron qytetarët. Vendi duhet të ketë opozitë të vërtetë.” – tha Berisha.