Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kritikuar fushatën e kompanisë së njohur të modës ‘Calvin Klein’ për Ditën e Nënës në SHBA, që paraqiste një burrë transgjinor shtatzënë.
Pavarësisht se shtatzënia është gjithnjë e më e zakonshme mes burrave transgjinorë, disa nga 22 milionë ndjekësit e markës së të brendshmeve në Instagram e kritikuan ashpër postimin në faqen zyrtare të ‘Calvin Klein’ në Instagram e rrjetet e tjera.
Krahas një postimi në mediat sociale që shfaq imazhet e fushatës, Calvin Klein shkroi: “Sot, në mbështetje të grave dhe nënave në të gjithë botën, ne po nxjerrim në pah të vërtetën e familjeve të reja.”
Diçitura vuri në dukje: “Roberto do lindë djalin e tij dhe të Erikas, Noah.”
Komentet e ndjekësve të faqen u grumbulluan shpejt poshtë postimit, me disa që u zotuan se ‘nuk do të blinin më kurrë ndonjë prodhim nga marka në fjalë’.
‘Calvin Klein’ iu përgjigj komenteve duke shkruar: “Ne e përqafojmë këtë platformë si një mjedis gjithëpërfshirës dhe respektues për individualizmin dhe vetëshprehjen. Në Calvin Klein, tolerojmë gjithçka përveç intolerancës, çdo koment intolerant do hiqet dhe çdo llogari që lëshon deklarata urrejtjeje mund të bllokohet. Ne presim me padurim të vazhdojmë një dialog pozitiv dhe gjithëpërfshirës në partneritet me komunitetin tonë.”