Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari: Jozefina Topalli e hapi partinë e saj pas takimit me ambasadoren Yuri Kim


Aktivistja konservatore dhe anëtare e Komisionit të Rithemelimit të PD-së Evi Kokalari tha mbrëmjen e sotme se ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e hapi partinë e saj pas takimit me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Kim.

E ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TV Klan ajo tha se Topalli nuk e shkrin dot partinë e saj për t’u rikthyer në PD duke theksuar se ka dokumente që gjykata ka rrëzuar kërkesën e Topallit për shkrirjen e partisë.

“Ajo me këshillën e të huajve hapi parti para zgjedhjeve të 25 prillit 2022. Bëri një takim me Yuri Kim dhe hapi partinë e vet dhe mori 5 mijë firma për ta hapur partinë. Mori vetëm 900 vota në votim që tregon se çfarë mbështetjeje kishte. Ajo është ende anëtarë e partisë vet dhe nuk e shkrin dot partinë e saj. Tani nuk mbbledh dot vota që të mbyllë partinë e saj dhe të jetë në PD. Gjykata ia ka rrëzuar kërkesën, kam dokumentin. Nëse Basha hap parti të re atëherë nuk kam mbaruar ende punë me Bashën. Do kem më shumë kohë të merrem me këtë gjë.” – tha Kokalari.