Vendosni fjalën kyçe....

Fatmir Mediu: Duhet të dalim me një kandidat të përbashkët me opozitën, të hënën s’ka kandidat


Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dalë në një prononcim për mediet pas diskutimeve me përfaqësuesit e maxhorancës lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.

Mediu tha se duhet që të arrihet një dakordësi me opozitën për një kandidat të përbashkët të mundshëm për President.

Sakaq sipas tij, ditën e hënë nuk ka gjasa të shkohet me një kandidat për President.

“Si aleancë për ndryshim kemi vendosur që propozimet do t’i bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të Rithemelimit apo ça emri i vini ju. Të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë me një kandidat të përbashkët.

Unë kam folur dje edhe me Bylykbashin, Boçin, Alibeajn, kolegët e grupit aleanca për ndryshim dhe ky ka qenë qëndrimi ynë, duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për kandidat dhe më pas t’ja paraqesim mazhorancës.

Siç e shikoj nuk do ketë kandidat ditën e hënë.

Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por besoj që nuk mund ta ngushtojmë në një profil të caktuar. Duhet të jemi të gjerë në fusha të ndryshime.

Qëndrimi ynë ishte që ne do të kemi një dakordesi me opozitën për të shkuar të dakordësia me maxhorancën.”– tha Mediu.