Vendosni fjalën kyçe....

I riu godet gardistin dhe tenton të futet me dhunë në Kryeministri


Një 32-vjeçar ka tentuar të futet me dhunë ditën e djeshme në ambientet e Kryeministrisë.

I riu është identifikuar si Aurel Latifi. Ai dyshohet se ka goditur njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës që shërben te dera e Kryeministrisë. Më pas ka tentuar të futet brenda godinës.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale ‘Prishja e qetësisë publike’, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.”– thuhet në njoftimin e Policisë.