Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Në nder të tij, vendi ka shpalur 40 ditë zie zyrare.
“Ministria e Çështjeve Presidenciale njoftoi se do të ketë 40 ditë zie zyrtare me flamuj në gjysmështizë dhe tre ditë mbyllje të ministrive dhe subjekteve zyrtare në nivel federal dhe lokal dhe sektorin privat.”– shkroi agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve WAM.
The Ministry of Presidential Affairs has mourned to the UAE people, Arab and Islamic nations and the world the death of President His Highness Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, who passed away on Friday, 13th May, 2022, wishing Allah Almighty to grant him eternal peace#WamNews pic.twitter.com/F1gHCWbZ3L
— WAM English (@WAMNEWS_ENG) May 13, 2022
Sheiku Khalifa shumë rrallë ishte parë në publik që kur pësoi një goditje në tru në vitin 2014.
Sipas kushtetutës, zëvendëspresidenti dhe kryeministri Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, sundimtari i Dubait, do të veprojë si president derisa këshilli federal që grupon sundimtarët e shtatë emiratet të mblidhet brenda 30 ditëve për të zgjedhur presidentin e ri.
Sheikh Khalifa erdhi në pushtet në vitin 2004 në emiratin më të pasur Abu Dhabi dhe u bë kreu i shtetit. Ai pritet të pasohet si sundimtar i Abu Dhabit nga Princi i Kurorës Sheiku Mohammed.
Abu Dhabi, i cili mban pjesën më të madhe të pasurisë së naftës të shtetit të Gjirit, ka mbajtur presidencën që nga themelimi i federatës së Emirateve të Bashkuara Arabe nga babai i Sheikut Khalifa, i ndjeri Sheiku Zayed bin Sultan Al Nahyan, në vitin 1971.