Rektori i Universitetit Metropolitan Pof.Dr. Nikolla Civici i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit Nikolla, ministreve Balluku e Kushi si dhe Avokates së Popullit Ballanca, për të shprehur shqetësimin lidhur me nismën për projektligjin për ‘Krijimin e Urdhrit Profesional të Inxhinierëve e Arkitektëve.’.
Civici bën me dije se nisma për ligjin në fjalë po zhvillohet në në mënyrë të përsëritur nga një grup i izoluar që nuk përfaqëson interesin e shoqërisë e profesionistëve të fushës.
Rektori i Universitetit Metropolitan thekson në letrën e tij se edhe pse nisma në fjalë reklamohet se bëhet në emër të integrimit në BE, kjo e fundit nuk imponon asnjë detyrim në këtë çështje.
Profesor Civici i bën thirrje kryetares së Kuvendit e Komisionit Parlamentar respektiv që të bllokojnë këtë nismë të ndërmarrë nga një deputetete e Parlamentit pasi grupet e interesit nuk përfaqësohen vetëm nga një grupim por nga shumë të tilla ku bëjnë pjesë edhe katedrat e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Rektori Civici thekson se hapja e mundshme e Urdhrit të Inxhinierëve në konflikt me interesin publik do hapte udhën edhe për hapjen e Urdhrit të Arkitektëve nga grupe të caktuaratë izoluara.
Profesionet në fjalë, vëren Prof. Civici janë të rregulluara me ligj falë reformave të qeverisë e nuk ka asnjë justifikim për shtesë filtrash, kostosh e burokoracish që do bënin institucionalizimin e korrupsionit.
*Letrën e plotë të Rektorit të Universitetit Metropolitan e lexoni këtu: Shkrese drejtuar kryetares se kuvendit