Një vrasje brutale në kryeqytetin polak, Varshavë, fundjavën e kaluar ka ngjallur zemërim në vend.
Një burrë u godit me thikë për vdekje gjatë një përleshjeje me disa persona, pasi thuhet se u përball me një grup që po ngacmonte një grua të re. Shumë besojnë se autorët ishin emigrantë.
Incidenti ndodhi herët në mëngjesin e së dielës në ‘New World Street’, një rrugë historike në qendër të Varshavës. Të enjten, policia e qytetit publikoi pamjet e një prej të dyshuarve të marra nga një kamerë CCTV dhe i bëri thirrje publikut që të ndihmonte me hetimin.
Përleshja fatale dhe pasojat e saj me sa duket janë filmuar edhe nga një kalimtar i rastit. Një video e supozuar e incidentit tregon një burrë të përfshirë në një përleshje me të paktën tre kundërshtarë të ndryshëm. Ai shfaqet duke u goditur përtokë dhe shkelmuar nga sulmuesit ndërsa njerëzit shikonin ose thjesht kalonin pranë.
Një tjetër video përmban pamje të rënda të viktimës të mbuluar me gjak dhe të shtrirë në dyshemenë e një dyqani ndërsa njerëzit përpiqen të ndalojnë gjakderdhjen.
Sipas disa raportimeve në mediat polake, sherri filloi pasi një grup emigrantësh filluan të ngacmonin një grua të re në rrugë. Viktima thuhet se i ka ardhur në ndihmë gruas dhe e ka paguar me jetë ndërhyrjen.
Fakti që krimi ndodhi në zemër të Varshavës dhe se shumë dëshmitarë dukeshin indiferentë ndaj ngjarjes së rëndë, e ktheu incidentin në lajm kombëtar në Poloni. Disa figura publike thanë se ishte një thirrje zgjimi për autoritetet që të mbanin një qëndrim zero tolerancë ndaj të huajve që abuzojnë me mikpritjen e vendit.
Konservatori i shquar polak Jerzy Kwasniewski tha qëndrimi i butë ndaj krimit ka çuar në rritje të dhunës së kryer nga emigrantët dhe të ashtuquajturat ‘zona të ndaluara’, ku policia nuk guxon të shkojë.