Vendosni fjalën kyçe....

Raundi i parë për Presidentin e ri/ Balla takon Mesila Dodën, më pas takimi me Fatmir Mediun


Vetëm tri ditë na ndajnë nga raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe PS ka nisur negociatat me opozitën për zgjedhjen e një emri që në këtë fazë.

Këtë të premte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla do të zhvillojë disa takime në kuadër të këtij procesi, me përfaqësues të grupeve të ndryshme parlamentare.

Ai është takuar sot me Mesila Dodën në Kryesinë e Kuvendit, takim që ka nisur në orën 09:00.

Ndërkohë bisedimet me Fatmir Mediun pritet të zhvillohen në orën 10:00. Në kryesinë e Kuvendit është edhe Enkelejd Alibeaj, por takimi me të nuk është në axhendë.

Alibeaj nuk do të negociojë për një emër me maxhorancën pa u miratuar fillimisht drafti që ai ka propozuar, por që nuk është pranuar nga PS.