Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ishte në Elbasan në kuadër të turit të takimeve me Asambletë Socialiste për informimin mbi procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashki të vendit dhe sekretarët ekzekutiv në degët lokale apo nivel qarku.
Gjiknuri i cili është dhe drejtues qarku tha se çdo kandidat do ketë mundësinë të paraqesë përpara asamblesë platformën e tij. Ai theksoi se ky proces do sjellë hapje të Partisë Socialiste.
“Përmbyllja e këtij procesi, pas takimeve në të gjithë Qarqet e vendit, do konkretizohet me përzgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe do sjellë një hapje të Partisë Socialiste, rienergjizimin e çdo strukture të saj dhe do na japë garancinë për fitore të sfidave të ardhshme elektorale.” u shpreh Gjiknuri.
PS ka hapur procesin e garës së brendshme për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Sipas udhëzimit të miratuar nga Gjiknuri, deri më 25 Maj 2022 do të administrohen kandidaturat e mundshme për kryetar të degëve lokale të Partisë Socialiste.