Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO nuk merr parasysh kërkesën e Bllakos, lë në fuqi masën “arrest me burg”


Apeli i GJKKO ka dhënë vendimin për rekursin e ish-deputetin Alqi Bllako i akuzuar për aferën e inceneratorit të Fierit.

Togat e zeza nuk kanë ndryshuar masën e arrestit të dhënë në shkallën e parë për Bllakon.

Për ish-deputetin mbetet tashmë në fuqi masa “arrest me burg” për akuzat e ngritura nga SPAK.  

Bllako akuzohet për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” dhe “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.