Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi ironi me Berishën: Me çfarë ia dërgove kërkesën presidentit amerikan, me korrier diplomatik apo me e-mail


Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha pas deklaratës së këtij të fundit gjatë një takimi në Fier.

Berisha tha mbrëmjen e sotme se i kishte kërkuar presidentit amerikan Biden që të mos e lejonte më ambasadoren amerikane në Tiranë Kim që të ndërhynte në proceset gjyqësore në vend pasi po shkel Kushtetutat e dy vendeve.

Bardhi i drejtohet Berishës duke e pyetur me çfarë ia kishte dërguar Berisha presidentit Biden kërkesën duke sugjeruar disa mundësi.

“Më shumë për kuriozitet: Kërkesë-ankesën Presidentit Biden ia ka dërguar me korrier diplomatik, me fax apo me e-mail.” – shkruan Bardhi në Facebook.