Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama njësoj si Enver Hoxha varfëroi shqiptarët, do rikthejmë votën e lirë


Ish-kryeministri Berisha deklaroi se kryeministri Rama njësoj si Enver Hoxha po përdor varfërinë për të ulur kokën e njerëzve.

Gjatë një takimi me mbështetësit në kuadër të fushatës për kreun e PD-së çmimet në vend janë rritur ndërkohë që shumica e shqiptarëve janë larguar nga vendi.

Berisha tha gjithashtu se PD-ja do rikthejë institucionin e votës pasi në të kundërt vendi nuk ecën dot para.

“Enver Hoxha përdori varfërinë për tu ul kokën njerëzve. Po ky çfarë bën? Sot ata që marrin rrogë të mesme dhe të ulët, marrin 15% më pak se në 2013, por pse? Sepse ushqimet janë rritur mbi 100% nga 2014 deri sot, me statistika të Ramës dhe se këto familje shpenzojnë 50 deri 60 % të të ardhurave për ushqime. Varfëroi më shumë shqiptarët. Ata ose heshtin ose ikin, kjo është politika, unë po ndalem dhe po them a ka një përputhje mes faktorit albanofob të huaj dhe këtij vendas. Po nuk kthyem votën, përpara ne nuk ecim. Arritëm një stacion, e arritëm me vështirësi, sepse kishim kundër establishmetin bënte çdo kundër jush, bënte çdo gjë për të kundërshtuar këtë proces, kishim kundër edhe një pseudo-opozitë që u shndërrua në vegël të saj, procese gjyqësoire etj, por ne ia dolëm, arritëm këtu. Dhe kjo do të thotë që një mision tjetër më i madh, më i vështirë, ne na pret përpara. Ne këtë stacion që kemi patur nuk ishte një qëllim në vetvbete, sigurisht tani jemi një opozitë e vërtetë dhe ju keni konstatuar se brenda 3-4 javësh kjo ka filluar të ndjehet edhe në jetën politike e kudo. Por një PD opozitë e vërtetë është dhe duhet të jetë thjesht një mjet për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo situatë absolutisht nga më të vështirat.” – tha Berisha.