Një hetim i qeverisë gjermane ka zbuluar se më shumë se 300 anëtarë të agjencive të sigurisë të vendit kanë lidhje me ekstremizmin e ‘krahut të djathtë’, duke përfshirë oficerë që u zbuluan se ishin bashkuar në thirrjet ‘Heil Hitler’ dhe përshëndetjet naziste.
“Ne nuk do të lejojmë që shteti ynë kushtetues demokratik të sabotohet nga brenda nga ekstremistët e krahut të djathtë.” – tha ministrja e Brendshme Nancy Faeser në një deklaratë të premten.
“Çdo rast ekstremizmi duhet të ketë pasoja të qarta.”
Ajo shtoi se Berlini do i përdorë të gjitha mundësitë ligjore për t’u marrë me ekstremistët në radhët e forcave të sigurisë dhe ajo do propozojë legjislacionin për të ndihmuar në ‘heqjen më të shpejtë të armiqve të Kushtetutës nga shërbimi publik’.
Hetimi ekzaminoi 860 raste të dyshuara të sjelljes ekstremiste që datojnë që nga korriku 2018 dhe zbuloi ‘prova konkrete’ kundër 327 punonjësve të shërbimeve të sigurisë në nivele federale dhe shtetërore.
Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Gjermanisë (MAD) ishte më i mbushur me shkelës, me 83 punonjës që u zbulua se ishin përfshirë në veprimtari ‘kundër rendit themelor të lirë demokratik’, thuhet në raport. Policia federale renditet e dyta, me 18 punonjës të tillë.
Ministria e Brendshme identifikoi 138 ekstremistë që punonin në agjencitë federale dhe 189 në nivel shtetëror. Më shumë se 640.000 persona punojnë në shërbimet e sigurisë të Gjermanisë.
Shumë nga rastet e punonjësve që ishin mbështetës të ekstremit të djathtë përfshinin ndarjen e simboleve apo fotografive ekstremiste, të tilla si svastikat. Disa punonjës dyshoheshin se ishin anëtarë të lëvizjes ‘Reichsburger’, e cila mohon legjitimitetin e shtetit modern gjerman.