Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç tha të premten se katër shtete kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Përmes punës së shërbimeve tona të sigurisë, kemi siguruar informacionin se së paku dy shtete të mëdha po punojnë për të mbështetur Prishtinën në njohje të reja dhe për të parandaluar fushatën e tërheqjes së njohjeve.” – tha ai.
Ai tha se qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të ‘vazhdojnë të luftojnë ashpër’ dhe të punojnë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, megjithatë tha se Kosova nuk ka informacione se katër shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës.