Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta ish-deputetja socialiste, Meta: Mirënjohje për kontributin në progresin e shoqërisë dhe politikës shqiptare


Ditën e sotme është ndarë nga jeta pas një beteje disa vjeçare me një sëmundje të rëndë, pedagogia dhe ish-deputetja Edlira Haxhiymeri.

Lajmi është bërë me dije nga familjarë të saj në rrjetet sociale.

Për ndarjen nga jeta ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili ka përcjellë ngushëllime dhe mirënjohje për zyrtaren e lartë të PS-së dhe pedagogen Haxhiymeri.

Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses, ish-Zv.ministre dhe zyrtare e lartë e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.

Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë!”-shkruan Meta.