Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë në Kavajë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shtetasi Naim Subashi 62-vjeç ka përplasur 45-vjeçarin ende të paidentifikuar duke drejtuar mjetin e tij.
Ai është ndaluar nga policia për aksidentin e ndodhur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar”, njoftoi policia.