Të shtëna me armë në Lezhë.
Një mjet ka qëlluar ndaj një mjeti tjetër në lëvizje brenda të cilit ndodheshin dy persona me mbiemrin Preçi nga Miloti.
Nga të shtënat mjeti tip ‘Mercedes-Benz ML’, brenda të cilit ndodheshin dy persona, ka dalë nga rruga.
Njoftimi
“Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P. Për pasojë nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.”