Vendosni fjalën kyçe....

45-vjeçari në Pogradec bie nga biçikleta dhe humbet jetën


Një 45-vjeçar banues në Vërdovë të Pogradecit duke drejtuar biçikletën është rrëzuar dhe më pas ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tuneli” ndërsa policia dyshon se shtetasi S.L ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga disa sëmundje.

Më datë 15.05.2022, rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në dalje të qytetit të Pogradecit, tek vendi i quajtur “Tuneli”, shtetasi S. L., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes”-njofton policia.