Vendosni fjalën kyçe....

Babai në Vlorë gjen vajzën 47-vjeçare të varur në banesë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një grua 47-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Selenicë të Vlorës.

E ndjera është gjetur e varur nga babai i saj rreth orës 06:20 të mëngjesit.

“Më datë 15.05.2022, rreth orës 06:20, në fshatin Selenicë, brenda në banesë, është gjetur nga babai i saj, e vetëvarur shtetasja A. H., 47 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.