Vendosni fjalën kyçe....

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja, ulet gazi dhe rriten nafta e benzina


Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi sot duke nisur nga ora 18:00.

Sipas njoftimit të Bordit, nafta do të shitet me 237lekë/litri nga 232 lekë që ishtë më parë, ndërsa benzina do shitet me 234 lekë/litri dhe gazi me 90 lekë/litri.

Sikurse vihet re, rritjen më të madhe të çmimit e ka pësuar benzina e cila është rritur me 10 lekë për litër, nga 224 që ishte më parë.

Gjithashtu janë edhe çmimet e tregtimit me shumicë të karburanteve.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 14 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të  jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.