Vendosni fjalën kyçe....

I vetmi vend që i dha 12 pikë Ronela Hajatit ishte Greqia, organizatorët e “Eurovision”-it publikojnë pikët zyrtare


Pas fitores së Ukrainës, organizatorët e “Eurovision 2022” në Torino kanë publikuar rezultatet zyrtare të të gjitha netëve, ku janë detajuar votat që kanë dhënë juritë dhe publiku për secilën këngë (kliko këtu).

Kështu, në natën e parë gjysmëfinale Ronela Hajati me këngën “Sekret” është renditur në vendin e 12-të nga 17 konkurentë në natën e parë të Eurovision, duke mos e kapur dol finalen.

Sikurse vihet re nga tabela, kënga e Ronelës ka marrë gjithsej vetëm 58 pikë, ndërkohë që Islanda e kualifikuara e fundit e asaj nate ka marrë 103 pikë.

Pra ajo që e ka djegur Ronelën ka qenë vlerësimi i jurisë profesioniste, e cila nga 58 pikë në total i ka dhënë vetëm 12 pikë.

Ndërkohë publiku grek ka qenë i vetmi që i ka dhënë asaj pikët maksimale, 12 pikë publiku dhe 12 pikë juria profesioniste greke. Megjithatë në mbrëmjen finale, juria shqiptare nuk ia ktheu “nderin” duke i dhënë 0 pikë, por publiku shqiptar e mbështeti përfaqësuesen greke me 12 pikë nga televotimet.

Pas përfundimit të spektaklit mbrëmjen e kaluar, këngëtarja shqiptare ka reaguar përmes një postimi në “Twitter” ku shkruan “Wtf”, apo “Çfarë dreqin?!”.

Nuk dihet nëse Ronela e ka konsideruar fitoren e Ukrainës të padrejtë pasi ajo publikisht ka mbështetur përfaqësuesen e Spanjës, apo është e irrituar me vlerësimin e ulët që i është bërë asaj, pavarësisht se performanca e saj ka qenë e dyta më e klikuar pas Ukrainës.

Pikët për Shqipërinë:

  • Juria -12 pikë
  • Zvicra – 8 pikë
  • Sllovenia – 6 pikë
  • Bullgaria – 1 pikë
  • Kroacia – 2 pikë
  • Austria – 2 pikë
  • Greqia – 12 pikë
  • Armenia – 2 pikë
  • Franca – 5 pikë
  • Italia – 8 pikë