Në San Siron e mbushur plot me tifoza kuq e zi, Milani arriti të fitonte me Atalantën në sfidën e parafundit.
“Djalli” fitoi 2-0 në një sfidë vendimtare për garën për titull kur mbetet edhe një përpjekje për të mbyllur sezonin.
Me këtë fitore Milani mban distancën nga vendi i dytë i Interit i cili luan sot ndaj Cagliarit.
Golin e parë për Milanin e shënoi Leao ndërsa Theo Hernandez me një sprin nga mbrojtja dyfishoi shifrat.