Vendosni fjalën kyçe....

Motori përplaset me shtyllën në Lezhë, humb jetën drejtuesi


Një aksident tjetër i ka marrë jetën një personi ditën e sotme. Këtë herë aksidenti ka ndodhur më Lezhë.

Një motor është përplasur me shtyllën dhe i ka marrë jetën drejtuesit Pashk Deliaj rreth 40 vjeç.

Deliaj humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën çka rezultoi fatal për jetën e tij.

Drejtuesi i motorit ishte efektiv në burgun e Shënkollit.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.