Pas fitores së Orkestrës Kalush mbrëmjen e kaluar në “Eurovision 2022”, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se do të bëjë çdo përpjekje për të pritur kompeticionin një ditë në qytetin e rindërtuar Mariupolit.
“Ne do të bëjmë çmos për të pritur pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovision-it një ditë në Mariupol të Ukrainës.”– ka shkruar Zelensky.
Presidenti i Ukrainës shprehu gjithashtu mirënjohje për Orkestrën Kalush dhe ata që votuan për Ukrainën.
“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën! Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin! Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe unë besoj – jo e fundit.
Do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovision-it në Mariupol të Ukrainës. E lirë, paqësore, e rindërtuar!
Faleminderit që fituat Orkestra Kalush dhe të gjithëve që na votuan! Jam i sigurt se korda jonë fitimtare në betejën me armikun nuk është larg. Lavdi Ukrainës!”- shkruan ai në Telegram.