Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia shkarkon trajnerin tre javë nga fundi, emëron Josën


Vllaznia pas humbjes ndaj Tiranës ka shkarkuar trajnerin Plori.

Klubi ka emëruar Mirel Josën për tre sfidat e fundit të kampionatit.

Lajmin e afrimit të Josës e ka bërë me dije klubi i cili i uron mirëseardhjen trajnerit.

Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë të gjithë besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu. I urojmë fat dhe suksese në përmbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR!” – Shkruan klubi.