Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja amerikane: SHBA po punon ngushtësisht me Shqipërinë për funksionimin e drejtësisë e goditjen e korrupsionit


Ambasadorja amerikane Kim tha se SHBA-ja po punon bashkë me Shqipërinë për funksionimin e drejtësisë dhe për goditjen e korrupsionit.

Në fjalën e saj në veprimtarinë e kremtimit të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve, përfaqësuesja amerikane tha se mipritja e 2500 afganëve në nevojë tregoi besën e shqiptarëve.

Ajo tha gjithashtu se SHBA-ja e Shqipëria po punojnë në shumë fusha për ta zhvilluar edhe më shumë vendin.

“Presidenti Uilson tha se Shqipëria duhet të jetë e lirë dhe e pavarur. Kjo vijoi me Sekretarin Baker që tha se liria funksionon. Ne përkujtojmë sot 100 vite të marrëdhënieve me Shqipërinë dhe kjo vijoi edhe në kohët e errëta. Vitin e kaluar ju mikpritët 2500 afganë duke treguar besën shqiptare. Po punojmë për dy projekte të mëdha energjitike që do e ndihmojnë edhe më shumë Shqipërinë. Po punojmë bashkë për të goditur korrupsionin e për të bërë drejtësinë të punojë.” – tha Kim.