Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama flet mirë për Vuçiçin për të nxjerrë keq Kurtin


Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal ditën e sotme në Kukës për fushatën zgjedhore të Komisionit të Rithemelimit në PD për të zgjedhur kryetarin e ri.

Berisha në fjalën e tij nuk ka la pa shigjetuar Kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se është më afër me Serbinë se Kosovën.

Berisha theksoi se Rama nuk kursen fjalët e mira për Vuçiçin që të nxjerrë keq Albin Kurtin.

Rama nuk kursen fjalë të mirë pa thënë për Vuçiçin për të nxjerrë Albin Kurtin apo atë tjetrin para Kurtit dhe udhëheqjen politike të Kosovës.

Po çfarë ndodh më këtë qëndrim? Pas shekujsh ne u bëmë të lirë. Në Kosova shqiptarët janë të lirë edhe në Shqipëri janë të lirë. Fuqia e një njeriu të lirë është e pakrahasueshme.

Në vend që të ndihemi të fuqishëm vazhdojmë të ndihemi të përgjysmuar. Dje na përgjysmonte kufiri dhe armiqësia ideologjike Enver – Tito. Sot po na përgjysmon qëndrimi filo serb, qëndrimi prej skllavi që mban Rama duke shkelmuar, interesin e çdo shqiptari”, tha Berisha.

Ish-kryeministri foli edhe për sfidat dhe vështirësitë e lëvizjes që ai nisi ne muajin shtator. Berisha u shpreh i bindur se PD nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse mjeti që duhet të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i Rames.

“Ne erdhëm nga shtator deri më sot duke kaluar çdo përpjekje. Lëvizja jonë ishte lëvizje idealiste dhe nuk mund të ndalej. Por sot kjo lëvizje, në këtë stacion ku kemi arritur ne ka një mision shumë herë më të rëndësishëm. Ka një mision më të vështirë, secili prej jush jeni këtu si misionarë që kapërcyen cdo vështirësi, çdo trysnin, çdo përpjekje për shantazh. Por PD nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse mjeti që duhet të shpëtojë Shqipërinë nga ky regjim i cili është shqiptar, shqipfolës, por vepron sikur të mos ishte shqiptar.

Kemi 9 vite me qeveri të Ramës. Në 9 vite shqiptarët jo që nuk kanë patur rritje rrogash, por ata që kanë marrë rrogë mesatare dhe të ulët, sot për shkak të rritjes së çmimeve marrin 50% më pak.

A nuk jemi kthyer sot ne një komb pa të ardhme? Po, sepse po iku rinia e një kombi i ikën e ardhmja. Dy gjera rrënojë të ardhmen e secilit prej nesh: Ikja e të rinjve dhe borxhi i tmerrshëm që ka rritur”, u shpreh Berisha.