Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Suedia si Finlanda, konfirmon se do të aplikojë për anëtarësim në NATO


Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson po jep një konferencë për shtyp në Stokholm. Sipas BBC-së, ajo e ka nisur fjalën e saj duke konfirmuar se Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke përmbysur një histori të gjatë të neutralitetit ushtarak.

Kryeministrja Andersson shton se është e bindur se për këtë ka mbështetje nga populli suedez.

Ajo thotë se Suedia do të jetë në një pozitë të cenueshme ndërsa aplikimi i saj në NATO është duke u përpunuar.