Ish-Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo tha në fjalën e tij në veprimtarinë e organizuar për 100 vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA-së e Shqipërisë se përkushtimi i ambasadores amerikane ndaj Shqipërisë është njësoj edhe pse është emëruar nga Trump e punon për Biden.
Ai tha ndër të tjera se SHBA-ja ka qenë e pranishme dhe do jetë në vijim për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në vend.
“Pavarësisht se ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Trump, përkushtimi vijon po njësoj. Unë kam shërbyer si ushtar në NATO. Kjo marrëdhënie e fortë e ndërtuar mes kombeve të ndryshme dhe Shqipërisë është e veçantë në 30 vitet e fundit për të konsoliduar demokracinë. Tani po shohim në Ukrainë që edhe pas luftës duhet ta ndihmojmë të rindërtohet. Kjo është diçka që ne do të punojmë së bashku. Unë e shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera edhe më të suksesshme. Unë kam shërbyer si me opozitën dhe shumicën, s’ka rëndësi.
Duhet vullnet i mirë për të shkulur korrupsionin dhe konsoliduar demokracinë. Jam këtu për 100 vjetorin, por më bëni edhe një festë për 125 vjetorin.” – tha Pompeo.