Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypasin Orikum-Kaninë ku dyshohet se drejtuesi i një kamioni ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur teks kamioni ka qenë duke punuar.
Pasagjeri i kamionit nuk është gjetur ende për shkak të inerteve.
Njoftimi
“Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”