Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi:Mirel Mërtiri e Stela Gugallja sponsorizuan artikullin në gazetën austriake


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për akuzave e ngritura nga një medie austriake, sipas së cilës ajo dhe presidenti Ilir Meta kishin paguar 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump, në janar të vitit 2017.

Kryemadhi tha se Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja që jetojnë në Vjenë paguajnë janë sponsor të artikullit.

Është një fletushkë. Që nuk merr përsipër as të vendosë emrin e artikullshkruesit. ‘Grupi i Vjenës’, ku Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, grupi i inceneratorëve që jetojnë në Vjenë, paguajnë para të shtrenjta për qiratë. Të subvencionuara dhe të nxitura nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Në grahmat e fundit të një sulmi që mund të ndodhë së shpejti sepse dosja e inceneratorëve po pasurohet”, u shpreh Kryemadhi në Syri TV.