Vendosni fjalën kyçe....

Lazio shtang Juventusin në minutat e fundit, i merr barazimin në Torino


Lazio ka arritur të marrë një barazim në frymën e fundit ndaj Juventusit.

“Zonja e Vjetër” u duk sikur mbylli hesapet që pjesën e parë duke shënuar dy gola.

Vlahovic në minutën e 10 dhe Morata në të 36 dërguan skuadrat në pushim në avantazh të bardh e zinjve.

Por Alex Sando do ndëshkonte të tijët në minutën e 51 duke shkurtuar diferencën mes ekipeve.

Barazimi i Lazios do vinte nga Milinko-Savic në minutat e fundit të shtesës.

Kur kanë mbetur edhe një sfidë nga fundit, Juventusi e sheh veten në vendin e katërt ku ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve. Ndërsa Lazio lufton në vendin e pestë për një vend të sigurt në Europa League.