Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka sqaruar personalisht pse vizitoi Shqipërinë në dy ditët e fundit.
Pompo shkruan në Tëitter se vizitoi Shqipërinë për të folur me komunitetin iranian të vendosur në Manzë.
“Udhëtova sot në Shqipëri për të folur me komunitetin iranian atje. Ata kanë të drejtë t’i rezistojnë mullahëve dhe të punojnë për të ofruar atë për të cilën populli iranian po kërkon dhe po proteston: çlirimin e qytetarëve të Iranit nga zgjedha tiranike e regjimit”-shkruan Pompeo.
Vizita e Pompeos dhe fotoja me Enkelejd Alibeajn dhe disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD shkaktoi debat në opinion publik në Shqipëri.